shtetesia.mk
– është platformë kombëtare ku të gjithë qytetarët, pa dallim, do të kenë mundësi të paraqesin problemin e tyre për marrjen e shtetësisë.

Synimi i kësaj platforme është grumbullimi i informacioneve nga qytetarët të cilët ballafaqohen me problemin e marrjes së shtetësisë, tani 30 vjet, që nga pavarësia e Maqedonisë së Veriut.

Çdo informacion nga Ju, do të na shërbejë si bazë për debat dhe aprovim të ndryshimit të ligjit aktual për nënshtetësi, me anë të të cilit kërkojmë lehtësime në procedurën e marrjes së shtetësisë si e drejtë elementare e çdo qytetari.

Ju lutemi që të plotësoni fushat e mëposhtme, duke e përshkruar problemin tuaj, arsyen e refuzimit, sa herë jeni refuzuar deri më tani si dhe të bashkëngjitni dokumentet tuaja, sipas dëshirës (Kërkesa, Vendime, Refuzime nga MPB etj.).

Të gjitha të dhënat personale dhe dokumentet e grumbulluara në këtë platformë, do të jenë konfidenciale dhe në përputhshmëri me ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale dhe do të shërbejnë vetëm si bazë për analiza profesionale statistikore gjatë debatit për ndryshimet e ligjit për shtetësi.


Paraqite problemin tënd, fito të drejtën e shtetësisë!

Ngarko dokumente (Kërkesa, Vendime, Refuzime nga MPB etj)

© 2021 - Shtetesia.mk

AlbanianMacedonianEnglish

Rreth nesh – Kush jemi ne?

QENDRA ANALITKE e Aleancës për Shqiptarët, është iniciatore dhe bartëse e platformës shtetesi.mk, në bashkëpunim me Alternativën, si dy subjekte politike, të cilat janë Propozues për ndryshim të Ligjit për Shtetësi.

QENDRA ANALITIKE, përmes kësaj platforme, synon që të arrij sensibilizimin dhe mobilizimin e të gjithë qytetarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, pa dallim, me qëllim që të ushtrohet presion mbi Qeverinë, për zgjidhjen përfundimtare të problemit shumëvjeçar për qytetarët pa shtetësi.

QENDRA ANALITIKE, këtë iniciativë e ka ndërmarrë duke u bazuar edhe në Konventën Ndërkombëtare për Zvogëlimin e Personave Pa Shtetësi, nënshkruese e së cilës është edhe Republika e Maqedonisë së Veriut, duke e ratifikuar atë në vitin 2019.

QENDRA ANALITKE, informacionet e qytetarëve do t`i grumbullojë, përpunojë, seleksionojë dhe në fund do të bëjë një Analizë Profesionale, e punuar nga ekspert juridik, e cila do t`iu shërbej Partive propozuese, në këtë rast ASH dhe AAA, për arsyetim të argumentuar dhe bazuar në fakte, të ndryshimeve të Ligjit për Shtetësi, në Kuvendin e RMV-së.   

QENDRA ANALITIKE, të dhënat personale të çdo qytetari i cili do të ngarkojë dokumente në Platformë, do t`i ruaj vetëm për qëllime analitike profesionale, duke mos u bërë publike, bazuar në Ligjin për ruajtjen e të dhënave personale.

QENDRA ANALITIKE, do të bëjë fushatë senzibilizuese në opinion me moton “SHTETësi për të gjithë!”, për çka iu bëjmë thirrje të gjitha Partive Politike, Intelektualëve, Profesionistëve, OJQ-ve, e në veçanti edhe Mediumeve dhe rrjeteve sociale, që t`i bashkëngjiten kësaj iniciative, sa kombëtare por edhe humane, deri në zgjidhjen përfundimtare të problemit me shtetësinë, për shumë qytetarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Bëhu pjesë e fushatës “SHTETësi për të gjithë!”